Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Mbërrijnë delegacionet e para për Samitin e nesërme BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka mirëpritur sonte Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani.

Në axhendën e dërguar medieve, bëhet me dije i gjithë aktiviteti i këtij Samiti të rëndësishëm për vendin tonë dhe rajonin.

Kështu, në orën 09:30 do të bëhet mbërritja e liderave evropianë, ndërsa në orën 10:00 do të firmoset marrëveshja për Roaming.

Pas 15 minutash, në 10:15 do të mbërrijë pjesa tjetër e liderave dhe në orën 11:00 do të ketë një seancë plenare, e cila do të shoqërohet me një foto në 11:45.

Në orën 12:45 do të fillojë sërish sesioni i dytë i kësaj seance plenare, ndërsa në orën 14:30 do të ketë edhe një konferencë e përbashkët mes Ramës, Von der Leyen dhe Michel.

Ndërkohë fokusi i Samitit do të jetë emigracioni në kontinent, lufta në Ukrainë, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit, si dhe ajo e sigurisë kibernetike.

Për shkak të rëndësisë së këtij Samiti, Tirana do të jetë pothuajse e bllokuar ditën e nesër qysh në orën 6 të mëngjesit.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur një protestë para Kryeministrisë, brenda zonës së sigurisë, edhe pse policia nuk ka dhënë leje për këtë gjë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në TiranëSamiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë