Lefter Maliqi i bindur për fitoren: Në datë 15 maj do të bëhet festë e madhe
Një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet për Primaret në PD.
Dega e PD Kuçovë mbylli procesin e numërimit ku kanë votuar 346 nga 1200 në total. 337 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm Eugen Mustafallari dhe 10 vota të pavlefshme.
Lefter Maliqi, kandidat i opozitës në bashkinë Kuçovë në një intervistë për RTV Ora në gazetaren Besmira Pelushaj foli rreth këtyre zgjedhjeve.
Maliqi është besimplotë se do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.
Lefter Maliqi: Unë kisha një kandidate përballë, një arsimtare e nderuar e cila pas prezantimit në degën e PD dha dorëheqje për arsyet e saj. Kam një besim absolut se bashkë me të e demokratët do të fitojmë zgjedhjet e 14 majit. Bashkia e Kuçovës nga viti 90 e deri më tani drejtohet nga PS. Unë kam një bindeje totale që me forcën e PL, demokrat e socialist të ndershëm do ja dalim me sukses dhe bashkia Kuçovë do t’ju ju jepet për herë të parë qytetarëve.
A shprehet se “Në bashkinë Kuçovë është varur xhaketa dhe është abuzuar, e kanë lënë bashkinë të harruar” por sipas tij kjo do të ndryshojë pas 15 majit ditë të cilën ai thotë se do të festojnë fitoren.
Lefter Maliqi: Për deputet nuk shikohet shumë individi, kurse kryetari është drejtpërdrejtë zgjedhje e popullit, unë me thjeshtësinë time dhe me punët e mia, kam bërë ndryshime të mëdha, janë dhënë provat. Në bashkinë Kuçovë është varur xhaketa dhe është abuzuar, e kanë lënë bashkinë të harruar. Është një bashki e padëgjuar për shkak të neglizhimit. Në datë 15 do të bëhet një festë e madhe dhe do të ndryshojë që muajin e parë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
