Mori vetëm 157 vota, Julian Deda: Nuk ia dola në Primare, por rëndësi nuk ka sasia, por cilësia

Kandidati në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka falënderuar votuesit e tij në këtë proces, pa humbjes.

Ai shkruan se nuk ia doli dot në Primare dhe se kjo ishte një garë e bukur, e cila i ka dhënë mundësi që të takojë shumë demokratë.

Ai shton se mori pak vota, por kjo nuk ka rëndësi sipas tij, pasi rëndësi ka cilësia dhe arsye pse ai është votuar nga demokratët.

Deda: Faleminderit...! Unë nuk ja dola dot, por këto Primare ishin vërtetë një gare e bukur, te cilën e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokrate sa kisha mundësi, te cilët i falenderoj per fjalët e mira, njëkohësisht i kërkoj ndjese atyre qe s'pata mundësi fizike ti shtrëngoja dorën. Falenderoj gjithashtu te gjithë vëzhguesit e mi, qe qëndruan deri ne fund te nje procesi te lodhshëm. Mirënjohje për këdo qe besoi tek unë dhe me ndihmoi ne ketë gare historike.

E vërtetë, dola me shume pak vota, por për mua s'ka rendësi sasia, por cilësia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, qe janë vota bio, vota frymëzimi. Askush ne atë parti nuk me ka asnjë borxh, asnjërit nuk i është kërkuar me ngulm, askujt nuk i është thëne "votojeni Julin se ashtu është puna", pra janë vota pa interes. Janë thjeshte vota zemre. Për ketë jam shume mirënjohës.

Poll



Unë besoj se nuk ju kam zhgënjyer, jam munduar ti jap bukuri, vërtetësi, sinqeritet, dhe fryme gares, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, kështu siç jam. Besoj te me keni kuptuar. Nje gje është e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit. Megjithatë beteja vazhdon, ajo mbaron me 14 Maj, ditën kur ne do triumfojmë kundër modelit me te shëmtuar politik te vendit. Edhe një here shume faleminderit per gjithçka.

Numri i votave sipas kandidateve:

Adriana Kalaja - 128 vota

Belind Këlliçi - 4040 vota

Enkelejda Fejzo - 66 vota

Fatmir Merkoçi - 35 vota

Gerti Bogdani - 1819 vota

Ilir Alimehmeti - 2196 vota

Jualian Deda - 157 vota

Poll