Për primaret

Pas çdo ngjarje politike, qe ne ketë rast ishin "primaret", me gjithë defektet, pyetja qe mbetet është, a pame ndonjë tregues qe partia po shkon kah demokratizimit apo jo?

Dhe a është rezultati treguesi i vetëm apo ka te tjerë?

Për mua rezultati është njëfarë treguesi, por jo përfundimtari.

Tani qe dimë rezultatin, mbeten pikëpyetjet për hapësirën e veprimit te atyre qe janë rishtare, qe duan te afirmohen nga perspektiva e iniciativës personale dhe grumbullimit nga poshtë, organizimit ne baze.

Rezultati tregon qe kjo ka qene e mundur, dhe qe dy kandidate jo aktive ne struktura kane marre me shume vota se kandidati i pare, i cili ka dhe avantazhin i te qenit ne struktura dhe para 1 viti ka qene ne fushate... është dhe deputet, mos ta harrojmë këtë.

Po çfarë ndodh tani?

Thjesht u mbyll një etape.

Kandidati i dyte qe ndejti timid ne fazën e pare, a do ta përdore rezultatin e arritur, për ta maksimalizuar dhe per te forcuar pozitat ne baze?

Poll

Po per elemente teknike qe nuk shkuan mire këto zgjedhje, per ndonjë parregullsi, apo ndërhyrje, do ta ngrejë zërin qe mos te ndodhe për se dyti?

Kete vote te shprehur nga vullneti i jo pak mbështetësve do ta dije ta artikuloje ne mesazh politik? A do te kërkoje aleate ne struktura? Mendon se ka njerëz aty brenda për te ndërtuar nje fraksion? Jo frakture, por fraksion. Apo do rrije t'i gëzohet rezultatit dhe do flejë mbi dafina, duke menduar se nuk ka me gare?

Dhe e fundit, kandidatet pas vendit te dyte, do te ishte e ndershme qe ta shpallin qe tani se ke mbështesin, eshte e rëndësishme qe kahjet te konfigurohet, jo per t'u bere çorap, po per te perpiluar nje program dhe nje sistem vlerash.

Përralla e njerëzve me cilësi te mbinatyrshme, mbaroi, tani duhet aksioni politik.