Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sandër Simoni kryetari

Shorti i hedhur në institucionin e Presidentit të Republikës, ka përzgjedhur Fiona Papajorgjin, Altin Binajn, Sandër Simonin si anëtarë të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.
Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur anëtarët Fjona Papajorgji dhe Altin Binaj ndërsa Vitore Tusha u përzgjodh si anëtare zëvendësuese.
Nga Gjykata e Lartë janë zgjedhur Sandër Simoni si anëtar, dhe Albana Boksi zëvendësuese.
Nga Prokuroria e Përgjithshme është zgjedhur anëtar Arqile Koça dhe Alma Muça zëvendësuese.
Sipas ligjit, në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit dhe përfaqësues nga Gjykatat Administrative.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me mandat 1 vjeçar. Këshilli është përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.