"Të mbushim rrugët e sheshet", Berisha: Çdo shqiptar që e do këtë vend, nesër në shesh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ditë para protestës së 6 dhjetorit dhe samitit të BE-së në Tiranë ka bërë sërish thirrje që qytetarët të bashkohen me të në shesh.

"Populli opozitar do të mbushë rrugët e tiranës në një shenjë protestë, një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane të rrezikuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Çdo shqiptar që e don këtë vend, që do lirinë dinjitetin njerëzor, të ardhmen në liri të fëmijëve të tij dhe beson se kushti është vota e lirë, të bashkohet nësër në shesh e ne për ti dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën.

Për ti dëshmuar lidershipit europian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë në atë samit e ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, mbi drogën, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian.

Është e vërtetë se ai aty ulet si kryeministër i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai aty ulet si kryehajdut i Shqipërisë gjithashtu. Hajduti i parë do të jetë Edi Rama në këtë samit, kjo është e vërteta.

Ju i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Jemi në rrezik me një person si ky në karrigen e kryeministrin, të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit europian dhe atij botëror.

Poll

Nesër është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se mund të begatojë kombin me kushtin që të ketë një qeverisje të palidhur me krimin.

Ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare, Ballkanit, europiane janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestës. këta përpiqen të përdorin Samitin për të mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Edi Rama është njeriu që me dhunimin e votës dhe lidhjet e krimin dhe vjedhjet e papërmbajtura ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave," tha ai.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.