Braimllari: Protesta e 6 dhjetorit kundër qeverisë dhe jo kundër BE-së, dhjetori muaji i protestave

Nënkryetari i Partoisë së Lirisë Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News deklaroi se protesta e 6 dhjetorit është një protestë kundër qeverisë dhe jo kundër Bashkimit Europian apo samitit siҫ ka dashur ta paraqesë qeveria.

Sa i takon kësaj date, Braimllari tha se data u vendos nga Partia Demokratike fillimisht, e PL-ja iu bashkua më pas.

“Kur protestonin në vitet ’90 me thirrjen “ E duam Shqpërinë i gjithë Europa” në këto 30 vite Shqipëria ende nuk është pjesë e BE-së edhe pse është në qendër të Europës. Ndaj unë gjykoj se protesta e 6 dhjetorit nuk është kundër samitit, e BE por pro BE-së dhe vlerave europiane. Kjo pasi ajo protest është kundër kësaj qeverie e cila ka nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë.

Kundër një qeverie që nuk punon për interesin e qytetarëve dhe vendit të saj. Kundër një qeverie që përmes incineratorëve ka thyer një rekord botëror jo vetëm të korrupsionit por dhe papërgjegjshëmrisë se si punon një shtet.

Protestohet kundër një qeverie që ka mbushur dyert e Europës me të rinj e të reja që kërkojnë të largohen nga Shqiëpria, të rinj që kanë mbaruar një arsim të caktuar e detyrohen të largohen nga vendi. Kjo qeveri nuk është kundër Europës, por kundër kësaj qeverie që po detyron të rinjtë e të rejat ti hipin gomones e të ikin në Angli," tha Braimllari.

Data është zgjedhur nga organizatorët. Tashmë është e qartë se PD-ja e ka thirrur e para këtë protest dhe ne i jemi bashkuar si pjesë e frontit të bashkuar opozitar.

Ai paralajmëroi gjithashtu se protestat do të vazhdojnë, ndërsa muaji dhjetor do të jetë muaji i protestave.

"Protesta ka dhe një simbolikë për të bërë të qartë të gjithëve se Shqipëria është vendi ku niveli i korrupsionit është jashtëzakonisht shumë i lartë, borxhi publik nuk dihet sa e ka shifrën, është treshifror në këto momente. Ne kemi thënë se protestat do të vazhdojnë dhe besoj muaj dhjetor është muaji i protestave," tha ai.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.