Meta në takim me gjimnazistët, tregon shifrat: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vitet e fundit

Kreu i Patrisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim me gjimnazistët në Tiranë.

Gjatë këtij takimi ai foli dhe për largimin e nxënësve e të rinjve nga Shqipëria. Sipas Metës janë rreth 58 nxënës që janë larguar në këto 5 vitet e fundit.                                    

“Ju e prekët me shumë të drejtë ҫështjen e shpopullimit, sepse ju e ndjeni tek klasat tuaja, tek familjet e të afërmit tuaj. Për fat të keq sot po ndeshemi me një variant modern të spastrimit etnik që është shpopullimi.

Shifrat janë shumë dramatike dhe alarmante për të gjithë ne. Kemi këtë vit 58 mijë më pak nxënës sesa 5 vjet më parë në bangat e shkollë. Kemi 18 mijë nxënës më pak se një vit më parë në bangat e shkollës," tha Meta.