"Nuk është krim pasioni, është femicid"

Emrat e grave e vajzave që janë vrarë nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2022 u lexua sot nga aktivistët në një manifestim përballë kryeministrisë në Tiranë.

Ata kërkuan më shumë vëmendje për parandalimin e dhunës.

Brenda një viti 8 gra e vajza janë vrarë nga partnerë,  ish partner apo të afërm.

Aktivistët kërkojnë sensibilizim dhe ofrim mbrojtjeje për gratë viktima të dhunës. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Nuk është krim pasioni, është femicid"

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.