“Protesta ditën e Samitit imazh pozitiv”, Andoni: Marketim i Berishës, për Ramën tregon se bashkëjeton me protestën
A është imazh negativ imazhi që krijohet nga protesta e opozitës që do të mbahet më 6 dhjetor?
Kësaj pyetje ju përgjigj analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj.
Andoni thotë se protesta nuk është imazh negativ është pozitiv.
Ben Andoni: Po përdoret politikisht. Shikoj një paqartësi të madhe sa i përket protestës. Po shikoj një negocim nga të dyja palët. Kur flitet për bllokimet e rrugëve automatikisht të përjashtojnë të mblidhesh. Sa i përket protestës nuk është imazh negativ është pozitiv. Një vend që është aq shumë evropian duhet të protestojë. Protesta në shumë forma nuk ka nevojë për subjektin që përfaqëson. Interesi i BE është të protestosh. Nëse do të bëhej një protestë pro ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë kjo do të ishte e dënueshme.
Analisti shprehet se kjo protestë do të jetë një marketim i mirëfilltë i Berishës si dhe pohon dhe dhe për Ramën “do të jetë mirë pasi thotë se në vendin tim protestohet”.
Ben Andoni: Do të jetë një marketim i mirëfilltë i Berishës. Është gjëja më e zgjedhur nga ai se Berisha improvizon nuk ka plan. Dhe për Ramën do të jetë mirë pasi thotë se në vendin tim protestohet dhe ne bashkëjetojmë me protestën.
“Po ngrihet tymnajë pasi opozita me aq minuse sa ka nuk do të donte ti shtonte vetes minuse të tjera për protestë të dhunshme, tregon që ato nuk janë dakord me këto politika. Samiti po mblidhet për politikat jetike të BE dhe kjo është një gjë krejt e vogël. Ballkani Perëndimor thjesht do të marrë mesazhe dhe vetëm kaq.”, tha Andoni.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
