Vlorë, Lagjja "Pavarësia" një geto me gropa e ujëra te zeza
“Pavarësia”, Lagjja turistike në Vlorë ka marrë pamjen e një gërmadhe, pa ndriçim në rrugë, me gropa e ujëra të zeza. Rreth 500 familje që jetojnë aty, thonë se prej 30 vitesh nuk është kryer asnjë investim.
Pluhur, gropa, mbeturina dhe kanali i ujërave të zeza i papastruar.
I gjen të gjitha në një, në lagjen Pavarësia, zonë turistike që ndodhet vetëm 5 minuta nga Lungomare, e konsideruar si krenaria e Vlorës. Aty jetojnë mbi 500 familje të cilat jo vetëm sot, por ndër vite vuajnë këto pasoja.
Banorët: “Ju e shikoni dhe vet se çfarë është. Në vend, ngelen këto kanalizimet. Këta vijnë i pastrojnë dhe hapin ato grykat që të duket e pastruar, çdo gjë. Vijnë pastrojnë deri diku, gjysmën e lën .Të bjerë një shi, këtu sikur je në Myzeqe"
Rrugë nuk kemi, mirë që na kanë vën këto dritat këtu. Kanalet e ujërave të zeza, janë shumë problem, nuk funksionojnë, jemi të mbytur nga uji, nga pluhuri”.
Situata bëhet më e rënduar përgjatë dimrit, ku balta dhe pellgjet me ujë të ndotur, mbulojnë bllokun e banimit. Gjatë natës mungon ndriçimi rrugor, e banorët nuk dalin nga frika. Nuk mungojnë plehrat të hedhura, vend e pa vend , pasi numri i konteniereve është i kufizuar.
“Të keqen nëna, na e shtroni këtë rrugë, se kam vajzën tetraplegjike, e të jetë e shtruar kjo rruga, se me gropa, vështirë është" thotë një banore.
"Të rregullohet, të asfaltohet, unë jam 83 vjeç dhe mezi iki. Gjithmon premtojnë dhe asgjë sbëjnë. Po s'u rregulluan këto gjëra, nuk do votoj, për kë do votoj?"
Kan ardhur këtu sa për të kaluar radhën dhe nuk është bër asnjë punë. Vijnë për fushatë, premtimet e reja janë gjithmon gënjeshtra për mua, nuk besoj, shpresa është e humbur”
Banorët thonë se tashmë e kanë humbur shpresën, për investime në zonë, pasi prej 30 vitesh asgjë nuk ka ndryshuar .
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
