Më 6 dhjetor Tirana "zonë e kuqe", çfarë ndalohet dhe si do lëvizet
Tirana do të blindohet nga masat e sigurisë për samitin e BE që mbahet të martën. Më 6 dhjetor masat e sigurisë përfshijnë rrugën nga Rinasi, autostradën Tiranë-Durrës, Unazën e Re në Astir, akset tek Kopshti Botanik, në Sauk e më pas në rrugën e Elbasanit deri tek stadiumi kombëtar. I gjithë itinerari ku zhvillohet Samiti dhe lëvizja e delegacioneve do të jetë zonë e kuqe sigurie, ku nuk do të lejohet hyrja.
Më 6 dhjetor në Tiranë do të zbresin 32 delegacione dhe liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkani Perëndimor.
Tirana nga aeroporti i Rinasit deri në Sauk në kryeqëzim do të jetë “zonë e kuqe” ndërsa është hartuar një plan ndëroperacional bashkëpunimi mes policisë së shtetit, gardës dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli sot në konferencë për median.
Perimetri i sigurisë nis nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit dhe shtrihet përgjatë Qafa e Kasharit, drejtimi I lëvizjes në autostradën Durrës- Tirana, Unaza e Re përmes Astirit, Kopshti Botanik, kryqëzimi në Sauk, rreth rrotullimi i "Varrezave të Dëshmorëve" "Rruga e Elbasanit" dhe hyrja në vendin e akomodimit dhe vendi ku do të zhvillohet aktiviteti.
I gjithë ky perimetër për datën 6 do të jetë totalisht i aksesueshëm vetëm nga autoritetet e larta shtetërore që vizitojnë vendin tonë.
Janë marrë masa për eksportimin e tyre dhe të gjithë degëzimet që lidhin këtë segment rrugor me lëvizjet dhe sigurinë janë totalisht të bllokuara dhe në çdo kryqëzim do të ketë polic të dedikur për orientimin e qytetarëve.
Perimetri I sigurisë është Bulevardi “Bajram Curri” që lidhet me kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” e pjesën tjetër të rrugës së Elbasanit, pra Ura e Lanës do të jetë totalisht nën mbikqyrjen e kontrollin policor. Do të jetë vija kufizuese e perimetrit të sigurisë.
Zonë sigurie, vijë e kuqe dhe do të jetë e aksesueshme vetëm për personalitetet.
Aksi rrugor Kryqëzimi I rrugës së Bulevardit “Bajram Curri“ me “Ibrahim Rugova” do të jetë i kalueshëm nga automjetet në të dyja krahët me ndalim parkimi për asnjë nga përdoruesit e rrugës.
Të gjithë kryqëzimet e rrugëve që lidhin “Ibrahim Rugovën” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” konsiderohen rrugë të bllokuara dhe perimetër sigurie të përcaktuara një sërë masash të tjera.
Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit deri tek rrethrrotullimi i Varrezave e Dëshmorëve në Sauk duke nisur nga ora 07:00 e mëngjesit të 6 dhjetorit do të jetë totalisht i bllokuar.
Rezidentët brenda perimetrit të sigurisë të cilët apo punonjësit e institucioneve do u kufizohet përdorimi i makinave.
Janë orientuar rrugët dhe akset e mundshme të hyrjes së tyre në institucione qofshin këto arsimore dhe shtetërore
Gjithsecili do të paraqesë document identifikimi dhe dokumentin e vendit të punës. Kemi përcaktuar individë të caktuar në nivel menaxherial të policisë së shtetit për të pasur një komunikim sa më të rregullt.
Ndërsa në anën jugore të zonës perimetrale që konsiderohet zonë e kuqe me universitetin shtetëror të Tiranës dhe perimetrin përgjatë parkut kombëtar. Kemi përcaktuar itinerarin dhe lëvizjen e lirë të universiteteve.
