Tiranë: Shkodranët rrahin burrin në makinë, në Vorë 62 vjeçari rreh gruan e arrestohet

Një djalë dhe një vajzë nga Shkodra janë në hetim pasi akuzohen se në bashkëpunim ne njëri tjetrin kanë marrë në makinë një person dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndalimi i 25 vjeçarit dhe 29 vjeçares është bërë nga policia e Komisariatit nr 1.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij" thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjithashtu në Tiranë u ndaluan dy 19 vjeçarë pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua doza kokaine dhe kanabisi.

Një 28 vjeçar u arrustua për vjedhjen e një motori dhe biçiklete, ndërsanë Vorë 62 vjeçari u arrestua se rrahu gruan.