Qendra e Tiranës e bllokuar në 6 dhjetor, Kushi: Mësimi nuk do të ndalet, u flisni nxënësve për BE-në

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka sqaruar se në 6 dhjetor kur do të mbahet Samiti i BE-së në Tiranë shkollat do të vazhdojnë mësimin normalisht.

Ai thekson se nuk ka pse ndalet mësimi në këtë datë dhe fton prindërit dhe mësuesit që të ndajnë opinionet me nxënësit për rrugëtimin evropian.

Kushi: E detyruar nga pyetja e vazhdueshme "A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor.

Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë. Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!

Ndërkohë që në këtë datë rrugët kryesore të qendër të Tiranës do të jenë të bllokuar për automjete dhe nuk dihet se si do të bëhet transporti i nxënëseve.