Gramsh: Një 18 vjeçar dhunoi doktorin në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2022, 13:42
Një 18 vjeçar është arrestuar si autori i dhunës ndaj mjekut i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të 1 dhjetorit 2022 në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli në qytetin e Gramshit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi V. Sh., 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç informon policia.
I riu është arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
