Aksident në Gjirokastër, i riu përplas me mjetin tip "Benz", 53 vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 17:58
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.
“Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
