Sali Berisha: Rama e konfiskoi Rtv Orën vetëm se Ylli Ndroqi nuk pranoi pazaret me të
Sulmi politik ndaj mediave ishte në fokus të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha edhe në takimin që pati pasdite me banorë të njësisë 7 në Tiranë.
Duke u ndalur te Rtv Ora, Berisha tha se Rama e konfiskoi me firmën e tij vetëm se pronari i televizionit zoti Ndoqi nuk pranoi të hynte në pazare me të.
Berisha: Pasi ka marrë të gjitha pushtetet do të mposhtë fjalën e lirë dhe mediat. Janë tre rrjete televizive brenda 6 muajve viktima të tij. Televizionin Ora, e konfiskoi me firmën e tij vetëm e vetëm se Ylli Ndroqi nuk pranoi pazaret me të. Ta dinë gjithë shqiptarët. Është me regjistrim nëse nuk e kanë zhdukur si regjistrimet e Taulantit, kur i kërkonte një miliarderi që do të ndërtonte një kullë te Bulevardi i Ri, i thoshte i thuaj 20%. Po sa ishin 20% aty? 100 mln dollarë.
Dhe ky i thotë jo, nuk mund ti them se nuk ka njeri që pranon të të dhurojë 100 mln dollarë. Dhe këtu fillon pastaj procesi. Nuk ndodh në botë kjo. Një media tjetër ka angazhuar një biznesmen dhe e ka blerë. Nuk kam kundërshtim, vetëm më vjen mirë që bizneset e Kosovës të shtrihen në Shqipëri, por një paralajmërim do ja bëj: Nëse e ke blerë atë media me qëllim për ta shndërruar në artopalant të Edi Ramës atëherë bën një gabim të jashtëzakonshëm sepse për ne liria e fjalës, liria e medias është shumë e shtrenjtë. Brenda 6 muajve tre media njëra pas tjetrës japin shpirt pothuajse.
Berisha theksoi se protesta është jetike për qytetarët.
Berisha: Protesta është jetike për ne, për imazhin e Shqipërisë që vërtet është ky grup mafioz, kriminal, por janë dhe qytetarët në rrugë që kanë aspirata europiane, dalin dhe protestojnë për vlerat europiane, janë sirena alarmi për këtë vend që po rrokulliset me shpejtësinë më të madhe.
Ai akuzoi qeverinë Rama se është implikuar në krime të mëdha ekonomike dhe të tjera.
Berisha: A e dini ju çfarë është Amant Josifi që ka vjedh me Call Centerat e tij 2.2 mld euro qytetarëve europianë? Është i biri i drejtoreshës së administratës shqiptare, është ortaku i Olsi Ramës, është këshilltari i Olta Xhakës, është qeveria. Këta nuk kanë të ngopur.

