Kapen transportuesit e kanabisit nga Korça në Elbasan, në hetim grupi kriminal

Dy  persona janë arrestuar pasi u kapën në makinë me 10 kg lëndë narkotike kananis.

Policia ndaloi automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin L. Gj. dhe pasagjere shtetasen B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit. 

Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”.  

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale dyshohet se janë të përfshirë edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre.

Arrestimet

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në fragrancë shtetasit: L. Gj., 23 vjeç, banues në  Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë.