Durrës: Kanali po u merr shtëpitë, banorët denoncojnë projektin e fshehtë në ish-Kënetë
Banorët në zonën e Ish Kënetës në Durrës, denoncojnë abuzimin që po kryhet me punimet për izolimin e kanalit që shkakton përmbytje e ndotje nga ujrat e zeza. Ata thonë se në mënyrë të fshehtë është hartuar një projekt që prek rreth 40 shtëpi dhe se kanali nuk do izolohet me beton siç u premtua.
Prej 6 muajsh në zonën e ish Kënetës në Durrës, ka nisur një projekt që synon rehabilitimin e kanalit kryesor. Ata që banojnë këtu, në verë përballen me rrezikun e infeksioneve nga ujrat e zeza, në dimër me përmbytjet.
Kanë këkruar që ky kanal të mbulohej me beton. Por kjo nuk ndodhi.
Për projektin që është në zbatim nuk ka asnje tabelë punimesh, që tregon koston, afatin apo firmën që e ka marrë përsipër. Banorët thonë se autoritetet lokale dhe ato qeveritare, nuk kanë biseduar me komunitetin.
Banori:“Ne nuk kemi asnjë informacion, këtu po bëhet në mënyrë ilegale. Nuk ka as tabelë se si do bëhet projekti, asnjë gjë”
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ata denoncojnë gjithashtu për Ora News devijimin nga projekti i parë. Tashmë kanali, jo vetëm që nuk do të mbulohet me beton, por po u merr edhe truallin privat, përfshi dhe shtëpitë. Për dëmshpërblin, nuk bëhet fjalë.
Banorët: “ Janë shum banesa, rreth 35-40 banesa që do shemben, sipas këtij projekti, po të ishte vepruar në mënyrë të drejtë do kishte më pak shembje. Do të kishte shembje të rrethime apo avlli, jo prishje banesash.
Këto janë dëme edhe kosto për qeverinë edhe për familjarët që do spostohen nga pronat e tyre. Këta sa prishin shtëpi e avlli, e kishin mbyllur kanalin dhe nuk ishte nevoja të prishnin shtëpi, e avlli”
Ajo që vihet re nga vëzhgimi i punimeve, janë urat e shumta mbi kanal, si ndërlidhëse me rrugët anësore, që zëvendësojnë ndërhyrjen e plotë, që synonte mbulimin e kanalit.
Është kjo pamje që fakton denoncimin e banorëve për abuzimin me projektin, i cili jo vetëm që nuk zgjidh hallin e ujrave të zeza e përmbyjeve, por është kthyer në një barrë shtese.
“Për të shpëtuar njërin në një krahë, ja ngecim tjetrit” thotë banori.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

