Andoni: E meritojmë! Samiti që zhvillohet në Tiranë, cak i madh për Shqipërinë jo për klasën politike

“Samiti që zhvillohet në Tiranë është një cak i madh për Shqipërinë jo për politikën shqiptare.”

Kështu u shpreh analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

Sipas tij është zgjedhur Shqipëria për ti dhënë një prioritet.

Ben Andoni: Samiti që zhvillohet në Tiranë është një cak i madh për Shqipërinë jo për politikën shqiptare. Atë ditë do të miratojnë 3 dokumenta por fokusi kryesor do të jetë Ukraina, pjesa e emigracionit që është në vendet e treta por dhe në vendet e Ballkanit por dhe politikat e Sigurisë, që me Rusinë Iranin dhe vendet e tjera, rrezikshmëra që vjen prej tyre do të marrë peshë kryesore përballja e tyre me to. Aktiviteti do të organizohet nga Shqipëria por autoriteti që e bën është Brukseli, por është gjë e madhe, pasi tregon peshën që mbajnë vendi në organizime të tillë. Shqipëria duhet të tregojë pjesën e saj më të mirë të organizimit e të mirësjelljes. Dhe pse bëhet në Shqipëri është gjë e mirë që bëhet në Ballkan dhe është e mirë dhe për vendet e tjera të Ballkanit.

“Besoj se është zgjedhur Shqipëria për ti dhënë një prioritet pasi ka qenë deri në orët e fundit mes Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë. Nuk është se ne bëjmë ndonjë ndryshim në politika apo kemi ekonomi që ndikon në vendet e BE. Zgjedhja është një ndër gjërat më të mira që kanë bërë zyrtarët për vendin tonë. Ne e meritojmë krahasuar me Maqedoninë e veriut, Malin e Zi e vendet e tjera.”, tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.