Lezha miraton buxhetin e vitit 2023

Fondi prej 16.5 miliard lekë, është parashikuar për Lezhën, në vitin e ardhshëm. Me shumicë votash, Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin.

34% e fondeve, janë parashikuar të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale. Pjesa tjetër do të përdoret për të likuiduar borxhin e trashëguar, që kap shifrën e 4.6 miliard lekëve.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se mirëmenaxhimi i të ardhurave dhe ulja e shpenzimeve, është reflektuar te treguesit financiar dhe investimet e kryera, gjatë tre viteve të fundit.

Pjerin Ndreu:“Unë mendoj që ne, me të ardhurat e vitit që vjen, do të jemi më tepër sesa kemi realizuar, dhe jam i bindur që në 6 mujorin e dytë, ne do kalojmë në rishikimin e buxhetit në ngritje, për arsye të bumit të të ardhurave që do na vijnë nga taksat e infrastukturës, dhe kjo është pakashum e sigurtë. Duke zeruar të gjitha faturat dhe borxhet që kemi, duke i çuan në zero dhe duke ardhur në performancë tjetër”

Buxheti i vitit 2023 në Bashkinë e Lezhës, i cili është më i madhi i të gjitha viteve, garanton dhe vazhdimin e punëve të nisura në turizëm, bujqësi, shërbimin social për shtresat në nevojë, sportin, artin kulturën dhe jetën artistike.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.