Petro Koçi: Opozita vendim absurd! Me protestën e 6 dhjetorit do të bëjë një vrimë në ujë

Petro Koçi deputet i PS në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se opozita me protestën që do të organizojë më 6 dhjetor nuk mund të arrijë ndonjë gjë.

Madje ai shprehet se “Opozita çfarëdo që të bëjë në fund të fundit do të bëjë një vrimë në ujë”.

Petro Koçi: Kemi të bëjmë me një vendim absurd të opozitës për të ndërmarrë një protestë më datë 6 dhjetor që është dita e një samiti shumë të rëndësishëm. E kthen Tiranën në kryeqendër të politikës europiane në një moment kur BE është bërë më agresive pozitivisht në një moment ku do të thithë Ballkanin Perëndimor në gjirin e vet. Kemi të bëjmë me një datë që duhej të na angazhonte si politik në një unitet të plotë sa i përket procesit të integrimit europian.

“Nuk është se opozita mund të arrijë ndonjë gjë me datë 6 dhjetor, veçse na komprometon si imazh shqiptar përballë këtij procesi. Opozita çfarëdo që të bëjë në fund të fundit do të bëjë një vrimë në ujë.”, tha ai.