Paloka: Basha nuk bënte sondazhe, por i vendoste vetë kandidatët, Ramës i intereson përçarja e PD-së
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se edhe Basha thoshte sikur bënte sondazhe, por më pas vendoste vetë për kandidatët.
Paloka tha se i vetmi që është i interesuar për një gjë të tillë është Edi Rama, sepse i intereson kjo situatë në opozitë, me një grup të vogël që e dëmton PD-në.
Paloka: Edhe Basha bënte sondazhe, që nuk e dimë se sa i bënte në fakt, sepse kur diskutonim kandidatët në fund ai i vinte vulën dhe thoshte se kush ishte më i miri dhe nuk merrte vesh kush cfarë bëhej. Nëse kthehemi tek sondazhet, nuk jam kundër, por duhet të jenë si ndihmë për kandidaturat më të mira.
Në mund të bënim një sondazh për më të mirën dhe dy më të mirën të shkonin në primare. Mund t’i kishim ndjekur të dyja rrugët. Jo rastësisht para datës që gjyqit që u shty, i vetmi që ëhstë i interesuar për një gjë të tillë është Edi Rama, sepse i intereson kjo situatë në opozitë, me një grup të vogël që e dëmton PD-në.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
