Paloka: Më datë 4 përfundojnë primaret, kandidatët e Alibeaj dëmtojnë PD-në, nuk fitojnë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se më 4 dhjetor do të dalin emra te kandidatëve për kryetarë bashkiake.
Paloka tha se kandidatët e tyre janë kandidatët realë të opozitës, ndërsa ata që po shpall Alibeaj, ata janë përcaktuar dhe do të luajnë rol dëmtues për kandidatët e PD-së.
Paloka: Më 4 dhjetor do të dalin emra te kandidatëve për kryetarë bashkiake, ndërsa emrat e këshilltarëve të këshillave do të përzgjidhen nga një proces tjetër, pasi është e vështirë që të bëhen me primare, pasi është shumë i komplikuar.
Me datë 4 përmbyllen procesi për përzgjedhjen e kandidaturave. Në këtë datë mbyllet procesi dhe pritet që të shpallen emrat e tyre. Kandidatët tanë janë kandidatët realë të opozitës, ndërsa ata që po shpall Alibeaj, ata janë përcaktuar dhe do të luajnë rol dëmtues për kandidatët e PD-së. Askush prej tyre nuk mendon që mund të fitojnë zgjedhjet.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
