"8 studentë ikin çdo ditë", Homazhe simbolike tek Ministria e Arsimit për degët e mbyllura në universitete
Me lule në duar, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, zhvilluan homazhe simbolike përpara ministrisë së Arsimit për degët e mbyllura në universitete. Ata thanë se mesatarisht largohen 8 studentë në ditë, ose rreth 3000 në vit, dhe nisur nga kjo ministra e Arsimit kërkojnë trasnparencë për rezultatin e politikave për shpëtimin e arsimit të lartë.
Mesatarisht 8 studentë në ditë ikin nga Shqipëria.
“Gjatë 4 viteve të fundit, janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë, ose rreth 3000 studentë në vit, nga universitetet publike,” tha një prej tyre.
Të gjitha univeristetet publike, po vuajnë efektet e eksodit, biblik, të të rinjve shqiptarë, të cilat kanë shkaktuar mbylljen e disa programeve të studimit.
“Matematika që ishte guri i themelit, në univesitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, sotë po mbyllet. Gjuha shqipe e normales që formsoj universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan sot ka vetëm dy regjistrime. Durrësit bregdetar është duke iu mbyllur dega e Hoteleri Turizmit, ndërsa Korça po mbetet pa Histori Gjografi. Askush nuk shqetësohet për Fizikën që po mbyllet në Universitetin e Tiranës,” tha ai.
Specifikisht për Shkodrën foli studenti Kolindo Vjerdha, ai radhiti degët te të cilat numri i regjistrimeve ka rënë ndjeshëm.
“Në vitin 2016 në degën Drejtësi, në universitetin e Shkodrës ka patur 296 studentë të rregjistruar, ndërsa sotë në vitin 2022 ka vetëm 52 studentë. Në degën Gjuhë Letërsi ka patur 81 studentë të rregjistruar, ndërsa sotë ka 11 studentë. Ndërkohë kur dega e Gjihës Shqipe në Beograd ka 10 studentë të rregjistruar. Dega Matematikë kishte 33 studentë të rregjistruar, ndërsa sot ka vetëm 8 studentë,” tha Kolindo Vjerdha.
Ndërsa studentja Ledina Kamani ngriti shqetësimin për mungesën e zhvillimit të praktikave mësimore.
“Nëqoftë se vazhdon për Inxhinjeri Informatike dhe nuk ke prekur njëher, kompjuter me dorë, si pritet që ti të vazhdosh karrierën tënde? Si pritet të të marrin në punë, kur ti nuk di ta bësh?” tha ajo.
Nëse vazhdohet me këto ritme të largimit të të rinjve, atëherë pas 20 viteve në Shqipëri nuk do të ketë më studentë.
“Duke përsëritur shifrat vit pas viti rezulton se në vitin 2042 universitetet publike do jen boshatisur,” thanë ata.