Në kërkim për 92 kg heroinë, antimafia italiane arreston në Belgjikë shqiptarin e shumëkërkuar

Antimafia Italiane ka arrestuar në Belgjikë një shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2014.

Ai akuzohet i përfshirë në trafikimin e 92 kg heroinë.

Operacioni i atëhershëm coi në ekzekutimin e 18 urdhër ndalimeve.

Ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër kërkimi europian. Shqiptari është ekstraduar sot në Romë e është marrë në dorëzim nga autoritetet kompetente italiane e nga Policia e burgjeve.

Kapja e tij u arrit falë një procesi hetimi e monitorimi që cuan në lokalizimin e tij në Belgjikë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.