6 dhjetori protestë dhe pushim, policia rrethon bulevardin Dëshmorët e Kombit

Tirana në 6 dhjetor do të jetë në qendër të vëmendjes në politikën e Bashkimit Evropian.

Për organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor qeveria do të vendosë që kjo datë të jetë pushim, për të kufizuar kështu edhe lëvizjen e personave. Mësohet se në pritjen e krerëve më të lartë të unionit por edhe të përfaqësuesve të gjashtë vendeve të shteteve ballkanike do të ketë një rritje të sigurisë.

Në Shqipëri do të jenë përfaqësues të 45 shteteve, që pritet të mbërrijnë prej datës 5 dhe një pjesë e tyre të jenë në kryeqytet edhe në datën 7 dhjetor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mësohet se për pritjen do të ketë 16 nivele të sigurisë, teksa nga Ura pranë ish-Hotel Dajtit dhe deri në sheshin Nënë Tereza nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë personi, përjashtuar atyre të akredituar.

Në datën 6 po ashtu pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama me presidenten e Komisionit Evropian, Vonderlejen dhe atij të Këshillit Evropian charl Michel.

Ndërkohë në datën 7 përballë mediave kryeministri i Shqipërisë do të jetë me kreun e qeverisë së Greqisë.

Ndërkaq në ditën e samitit, opozita ka parlajmëruar të zhvillojë edhe një protestë, sipas tyre për të denoncuar abuzimet e qeverisë.

Deri më tani selisë blu dhe Partisë së Lirisë nuk i është dhënë leje për protestën, teksa si propozim për tubimin i është dhënë bulevardi Dëshmorët e Kombit.