Tërmeti i ndau: Burri jeton prej 3 vitesh në çadër, gruaja e 4 fëmijët u strehua në Dibër
Tre vjet pas tëmetit të 2019 familja Lita në Kurbin është ndarë. Gruaja me fëmijët jetojnë në Dibër tek të afërmit e tyre, ndërsa i zoti i shtëpisë jeton në çadër.
Që prej tërmetit të vitit 2019, streha e familjes Lita në Fushë Kuqe të Kurbinit është një çadër e vjetër.
Banesa e tyre u dëmtua dhe u bë e pabanueshme, por prej tre vitësh asgjë nuk ka ndryshuar.
Kushtet e vështira dhe dëmtimi i çadrës kanë detyruar kryefamiljarin Shkelzen Lita që gruan dhe tre fëmijet të strehojë tek të afermit e tij në Diber, ndërsa vetë vijon të qëndrojë aty.
Fqinjet tregojnë situatën e vështirë që po kalon kjo familje dhe nevojën emergjente që kanë për ndihmë.
Ka katër fëmijë. Dy djem e dy vajza. Prej dy vitesh nuk I ka parë fëmijët vetëm një herë në verë. Sepse nuk kanë ku të jetojnë. Gruan dhe fëmijët i ka dërgura tek familja e saj në Dibër. Gruan e ka të sëmurë. Qysh se ra tërmeti ai jeton këtu. Nëse ka dikush ta ndihmojë” tregon fqinja.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe rreth 1500 familje .
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
