Rambaja: Një federatë shqiptare do të heshte diplomatët europian që i mbajnë ison Serbisë
Sadri Rambaja profesor për Marrëdhëniet ndërkombëtare në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se qëndrimi i Tiranës zyrtare lidhur me situatën e paqëndrueshme në veri të Kosovës është sikur Kosova të ishte në Afrikë.
Sipas tij një qëndrim i tillë nuk e nderon qeverinë e Tiranës.
Sadri Rambaja: Për fat të keq është pak a shumë i ngjashëm sikur Kosova të ishte në Afrikë. Nuk pati fare prononcim dhe kjo është për habi sepse nuk e nderon qeverinë e Tiranës aq më pak në këtë prag festash kombëtare dhe pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy vendeve tona.
Çfarë do të duhet të kishte bërë më shumë Shqipëria nga pikëpamja diplomatike në këtë situatë që po përjeton Kosova?
Sadri Rambaja: E para që duhej të bënte është të bënte publik largimin nga Ballkani i Hapur. E dyta, ka fatin që është pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe do të duhej të kërkonte një mbledhje të veçantë në Këshillin e Sigurimit për rrezikun që paraqet situate në veri të Kosovës, jo për shkak të Kosovës por për shkak të politikave të Beogradit. Edhe njëra, edhe tjetra do të duhej të vepronin shpejt. Qeveria e Shqipërisë mund të bëjë shumë sepse vetëm paralajmërimi i mundësisë së ecjes drejtë bashkimit kombëtar, krijimi i një federate të përbashkët shqiptare do të bënte të heshtte një pjesë të diplomacisë europiane që vazhdimisht mbajnë ison e Serbisë.
