Ekzekutoi kunatin natën e Vitit të Ri, 8 vite heqje lirie për Klajdi Shundin
Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi dënimin me 8 vite burg për 32-vjeçarin Klajdi Shundi, i akuzuar se vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve më 1 janar 2021.
Masa e vendosur nga Apeli, është dukshëm më e lehtë, pasi gjykata e shkallës së parë kishte vendosur 20 vjet heqje lirie për autorin.
Ndërkohë shkalla e dytë, bëri kualifikimin e akuzës në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”, pasi autori qëlloi burrin e motrës, shtetasin Lavdi Zvezhdën gjatë konfliktit në banesë.
Ngjarja ndodhi natën e ndërrimit të viteve më 2021, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Gjatë mbrëmjes, familjarët u grinden me njëri-tjetrin për shkak të debatit nëse traditat e mikpritjes dhe menuja e ushqimeve, ishte më e pasur në zonën e Korçës apo të Pogradecit.
Pas acarimit të situatës Shundi ishte larguar por është kthyer sërish pasi mbesa I kishte kërkuar ndihmë.
Në debat e sipër Klajdi Shundi qëlloi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda, i cili ndërrroi jetë në spital.