Aksident në Shijak/ 40 vjeçari me motor përplaset me trafikndarësen, humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2022, 14:20
Një 40 vjeçar humbi jetën pasi duke drejtuar motomjetin humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës.
Aksidenti u shënua rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak.
"Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën" informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.