Turqia dhuron eskavatorë për Shqipërinë "vëlla", ministrja: Do i përdorim në Shkodër e Lezhë
Një flotë prej 10 mjetesh të rënda, mes tyre dy eskavatorë janë dhuruar nga qeveria turke për pastrimin e kanaleve kulluese.
“Një ndihmë kur na duhet” tha ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca duke pranuar se “vijnë në një moment të rëndësishëm kur Shkodra e Lezha po përballen me situatën e përmbytura. Aktualisht situata është nën kontroll. Sipërfaqet e përmbytura po kullojnë”
Krah ambasadorit të Turqisë, Tayyar Kagan Atay në Durrës ku u bë dhe dorëzimi i flotës ministrja tregoi se pse do të shfrytëzohet kjo ndihmë.
"Vijnë në një moment të rëndësishmë kur Shkodra e Lezha po përballen me situatën e përmbytura. Aktualisht situata është nën kontroll. Sipërfaqet e përmbytura po kullojnë” tha Krifca.
Ndërkohë ambasadori Tayyar Kagan Atay nënvizoi se "Turqia do vijojë ti qëndrojë pranë Shqipërisë mike e vëlla, aleate e partenere strategjike"
Ambasadori u shpreh e gatshme të bashkëpunojë më tej "Populli turk do vijojë ti qëndrojë pranë popullit shqiptar në çdo moment"
