110 vjetori i pavarësisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve kërkon të mos largohen shqiptarët

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë Kryegjyshi Botëror i  Bektashinjve, Haxhi Ded Edmond Brahimaj sheh si problem largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ai ka kërkuar që të qëndrojnë në Shqipëri duke dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

“Asnjë gjë në botë nuk fitohet pa mundim pa sakrifica. Gjithë bota dhe kombet janë bërë me mundim e sakrifica. Edhe ne vazhdojmë sakrificat e të parëve tanë. Ne do të luftojmë që shqiptarët të ndërtojnë  Shqipërinë dhe të bëhet një komb si e gjithë bota.”

Të dhënat historike tregojnë se komuniteti bektashian ka dhënë kontribut të paçmuar në pavarësinë e Shqipërisë.

Drejtori i muzeut historik Dorian Koçi thotë se bektashizmi ishte i pari që përcaktoi gjuhën shqipe për predikimet e tyre.

“Nga urdhrat e parë mistik islam që ka pranuar gjuhën shqipe në predikimet e veta.”

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë komuniteti bektashian dhe historian zhvilluan një konferencë shkencore ku paraqitën fakte dhe dokumente historike për bashkëpunimin dhe ndikimin e bektashinjve në këtë hap të rëndësishëm për vendin.