"Nuk ka nevojë për ftesën time" , Këlliçi tregon a do ti bashkohet protestës së 6 dhjetorit Partia e Lirisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2022, 17:31
Teksa i drejtohej selisë blu për mbledhjen e Kryesisë së PD-së nën drejtimin e kryetarit Berisha, deputeti Belind Këlliçi tha se protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga PD është një lajm i mirë.
"Kjo protestë është lajm i mirë. Ka pafund arsye që sot qytetarët, të rinjtë, shqiptarë të dalin në protestë."
Pyetjes së Ora News nëse i ka bërë ftesë Partisë së Lirisë, ai ju përgjigj.
"Nuk ua bëj unë ftesat, Partia e Lirisë është në opozitë, është në protestë përditë kundër qeverisë, nuk ka nevojë për ftesën time".
