Berisha merr Nokën dhe takon Metën e Vasilin: Koordinuam përpjekjet kundër regjimit të Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha shkruan në Facebook se është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Petrit Vasilin.
Berisha ka qenë në prani të Flamur Nokës, ndërsa bën me dije se në këtë takim u diskutua për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e qytetarëve nga regjimi i Edi Ramës.
Berisha: Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.
