Gjobat e falura dhe të paguara, qeveria i jep 460 mln lekë ministrisë së Financave për rimbursim
Qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për rimbursimin e masave administrative të falura dhe të paguara.
Për rrjedhojë është miratuar një shtese fondi, në shumën prej 46 000 000 lekësh, në buxhetin e vitit 2022, për Qendrën Kombëtare të Biznesit, për rimbursimin e masave administrative të paguara dhe të falura
Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022, dhe i shtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zërin “Shpenzime korente”.
Shuma e papërdorur e fondit, sipas të këtij vendimi, kthehet në fondin rezervë të buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi.

