43 vjeçari kapet në Qafë Thanë, do të kalonte drejt Maqedonisë së Veriut dy emigrantë

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia në Qafë Thanë pasi u kap duke transportuar drejt Maqedonisë së Veriut dy emigrantë.

Me finalizimine operacionit policor "Perimetri 201"  u arrestua A. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd. 

"Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrolleve të ushtruara në kufirin e gjelbër, konstatuan shtetasin A. S., duke ndihmuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".