Mirditë/ Do të hapen portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit"

Shoqëria "AYEN AS ENERGJI" SHA, njofton se në orën 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit" me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë.

Përmes një njoftimi të mbërritur në redaksi thuhet se kjo do të bëhet "për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit,

"Sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit" me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë "

Ku do të ndikojnë shkarkimet?

"Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës "Ura e Fanit" do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat"

Nga shoqëria "AYEN AS ENERGY" do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit.

Shoqëria kërkon nga ana e qytetarëve, bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë.