Qeveria do të shpenzojë 500 mln lekë për organizimin e Samitit të BE-së në 6 dhjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2022, 17:09
Qeveria shqiptare ka vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “samitit BE-BP”, të datës 6 dhjetor 2022.
Për rrjedhojë drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 lekësh për këtë samit.
Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ndërkohë, po në këtë datë kur do të vijnë ministrat dhe përfaqësuesit e Be-së në Tiranë, opozita do të zhvillojë një protestë kundër qeverisë Rama.

