E kërcënoi dhe e quajti të shëndoshë, qytetari tregon si nisi "sherri" me Ramën: I thashë s'i kam ruajtur lekët si ti
Pas një denoncimi të bërë dje nga kreu i PL-së Ilir Meta, për një qytetar të ndaluar padrejtësisht gjatë takimit të kryeministrit Rama me banorë të Sukthit, ka reaguar sot për Ora News vetë qytetari.
Mithat Hazbiu tregoi se si nisi dhe përfundoi e gjithë ngjarja. Sipas tij, ai është kërcënuar me duar e gjeste nga Rama, ndërsa ndaj tij ka pasur edhe bullizim, pasi kryeministri e quajti të shëndoshë.
Më pas, sipas tij kryeministri ka urdhëruar Gardën ta shoqërojë në komisariat ng ku ai është ndjerë keq e ka përfunduar në spital me tension të lartë.
Ai madje tregon se i gjithë takimi ishte i planifikuar dhe i kontrollua, ku qytetarët që flisnin ishte të përgatitur, ndërsa prezent aty ishin dhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë.
"Te lagjja jonë do të vinte kryeministri, jemi në breg të Erzenit. Jemi përmbytur disa herë për faj të shtetit, sepse ka lëshuar rezervuarët. Nuk ka ndodhur të përmbytet ndonjëherë Sukthi. Duke pritur kryeministrin erdhën forcat e para, erdhi kryeministri me kryetari e bashkisë dhe ne banorët e pritëm.
Kryeministri filloi me kryetaren ato debatet e veta. Unë mora të drejtën e fjalës dhe i thashë: kryeministër keni ardhur sot për bankinën, kjo bankinë nuk ishte e nevojshme.
Ju na keni përmbytur tre herë. Shpërbime nuk na keni dhënë për përmbytjet. I kanë marrë shpërblimet ata që nuk janë përmbytur dhe ne jo. Pastaj kjo përmbytje që ke ardhur ti këtu, kjo nuk është përmbytje, ti mund të shkosh në Shkodër, ku ka ujë. Mund të shkosh në Lushnje ku gratë po punojnë zbathur duke kulluar grurin. Ky është një konsultim fasadë që po bëni.
Kryeministri filloi me këmbë e me duar duke më kërcënuar, me duar e pastaj më tha: Ti je i shëndoshë. Me bullizëm. Unë jam i shëndoshë i thash se i kam ngrënë lekët nuk i kam ruajtur si puna jote.
Një kryeministër të bullizojë qytetarin e vet… Pastaj i dha urdhër gardës duke më izoluar me forcë se do të vij të padis për shpifje. Forcat e gardës ëm çuan tek forcat e Durrësit, ata më morën më kontrolluan, ehde në banesë. Sikur unë me dy fjalë që fola me kryeministrin isha kriminel, jo qytetar. Se kryeministri i do njerëzit në rrjesht, njerëzit kanë halle të ndryshme.
Aty ishte vetëm media e kryeministrit, nuk kishte media të tjera. Ajo s'më nxorri fare në debat. Bëri intervista të tjera për të zhdukur këto bisedimet. Çdo gjë ishte e kontrolluar, kishte dhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë.
Kjo më shqetësoi më shumë sepse këta njerëz të vihen në rrjesht me gardën e me policinë… Kryeministri të hetojë ata që i vijnë mbrapa, jo ata që e presin. Pasi mbaruan verifikimet i thashë dhe atyre në komisaritatin e Durërsit se nuk më mbanin dot për të drejtën e fjalës.
Nuk kemi nen e ligj të më hetoni. Në komisariat u ndjeva keq, me tension të lartë dhe mjeku tha të më çonin në spital." tha ai
