Primaret/ 23 vjeçarja hyn në garë për bashkinë e Beratit
Kejdi Spahiu, vetëm 23 vjeçe është një nga emrat që u prezantuan sot si kandidaturë në primaret që po organizohen nga Partia Demokratike për zgjedhjet vendore të 2023.
Ajo kandidon në primare për Bashkinë e Beratit.
“Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje. Ndrysimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekjes për të ndyshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet. Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve berates” tha ajo në një deklaratë për median nga selia e PD-së ku prezantoi kandidaturën.
23 vjeçarja renditi dhe plagët e këtij qyteti: papunësia, largimi dhe lufta e përditshme për të siguruar të ardhurat dhe “Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot” ajo mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit
Ndërkohë Saimir Kola prezantoi kandidaturën në primaret për bashkinë e Mirditës
Une e kam seriozisht synimin per te ndryshuar gjerat dhe nuk kam synim per te pasur nje rroge kryebashkiaku, nuk kam synim per nje vend pune ne administrate, dhe as qe e dua. Une dua qe se bashku t’e ndryshojme situaten ku jemi. kandidaturën në Primare për Bashkinë e Mirditës.