Gjirokastër, rrëshqitje dherash në lagjen "Kodra e Shtufit" banorëve u rikthehet frika
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2022, 10:50
Rreziku për një pallat 7-katësh në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, është rikthyer përsëri pas dy vitesh.
Reshjet intensive të shiut, kanë bërë që të ketë rrëshqitje të tokës poshtë pallatit.
Për shkak të rrezikut të lartë të dy viteve më parë, u bë e mundur një ndërhyrje në rrugë, por siç duket ky investim nuk ka rezultuar efektiv.
Banorët e zonës shprehen të frikësuar për situatën ndërsa apelojnë për zgjidhje.
“Kjo ka ndodhur mbrëmë nga ora 20:00. Kemi pasur shumë frikë. Po s'u morën masa shumë keq jemi” Thanë banorët.
Deri më tani është bërë bllokimi i rrugës, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve ndërsa pritet që të konstatohet nga inxhinierët dhe specialistët nëse ka rrezik apo jo.
Raporton gazetarja e Ora News, Entiola Budo. Shikoni videon.
