Gazetari: Drejtësia nuk ndikohet politikisht, se ndryshe nuk do kishte deputetë e ministra pas hekurave

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari i Lexo.al Flogert Muça u shpreh se kur drejtësia bën një akt si ky i sotmi, duhet përshëndetur.

Ai tha se kemi kaluar nga ajo fazë ku nuk lejoheshin arrestimet nga kryeministri dhe prokurorja quhej lavire, sot jemi në një fazë tjetër ku deputetet dhe ministrat e mazhorancës janë prapa hekurave.

Muça: Kur drejtësia bën një akt si ky i sotmi, duhet përshëndetur. Sa i takon ndikimeve politike, sot nuk do të kishim një ministër dhe një deputet prapa hekurave ose edhe drejtorë. Prokuroria dhe drejtësia kanë bërë punën që dje nuk e bënin, si në rastin e gardistëve në bulevard.

Kemi kaluar nga ajo fazë ku nuk lejoheshin arrestimet nga kryeministri dhe prokurorja quhej lavire, sot jemi në një fazë tjetër ku deputetet dhe ministrat e mazhorancës janë prapa hekurave. Sigurisht që SPAK është i avashtë për incineratorët dhe çështjet e tjera që lidhe edhe me Metën. Edhe sot Berisha akuzohet për gërdecin dhe 21 janarin.