Saraçi: 11 persona të arrestuar për pagën e babait të Bllakos, SPAK po heton me urdhër të Ramës
Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, kryeredaktori i Syrit TV Romir Saraçi u shpreh se SPAK sot ka arrestuar 11 persona vetëm për pagën e Alqi Ballkos që ishte 6 mijë euro në muaj.
Ai tha se duket se SPAK ka ndërtuar një rreth hetimi i diktuar nga një deklaratë e Ramës për mos hetuar më tej dhe Elbasanit i është mbyllur dosja, i është vënë kapaku.
Saraçi: SPAK sot ka arrestuar 11 persona vetëm për pagën e Alqi Ballkos që ishte 6 mijë euro në muaj dhe ishte si ryshfet. Duhet të kujtojmë deklaratat e Ramës në komisioni hetimor që tha se nuk mund të përligjin gjithë projektin abuzimet e disa personave.
Duket se SPAK ka ndërtuar një rreth hetimi i diktuar nga kjo deklaratë dhe Elbasanit i është mbyllur dosja, i është vënë kapaku. Është mbyllur me abuzimin e 3.5 milionë euro si ryshfet dhe pjesa tjetër për evazion fiskal të kompanive.
