U arrestua në Rinas për mashtrim 140 mln $ në Kinë, Apeli lejon ekstradimin e kinezit
Gjykatat e Apelit Tiranë ka vendosur lejimin e ekstradimit për shtetasin nga Kina Liangbin Chen i cili u arrestua në Rinas më 20 korrik 2022.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kineze për mashtrim me vlerë 140 milion dollarë.
Në shtator ndaj tij u vendos arrest shtëpie, ndërsa thashmë Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e tij drejt Kinës, vendim të cilin i arrestuari e ka ankimuar.
"Në vijim të komunikimeve sot në datë 16.11.2022, Gjykata e Apelit Tiranë Ju informon sa më poshtë :
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përfunduar gjykimin lidhur me kërkesën për lejimin e ekstradimit të shtetasit me iniciale L.Ch.
Me vendimin nr. 805 akti, datë 13.10.2022 kjo gjykatë ka vendosur:
-Pranimin e kërkesës.
-Lejimin e ekstradimit të shtetasit L.Ch në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë.
-Rërzimin e kërkresës për revokimin e masës së sigurimt “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit LCh.
-Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës," thuhet ne vendimin e Gjykates.