Policia shoqëron shoferen që gati sa nuk shtypi kalimtarin në vijat e bardha dhe i vendos duart në fyt
Policia thotë se ka shoqëruar në polici drejtuesen e mjetit që u përfshi në një ngjarje të paprecedentë të ndodhur dje në Tiranë.
Gruaja e identifikuar me inicialet B.R e cila po drejtonte një makinë tip 'Benz' për pak ka qenë duke shtypur një kalimtar në vijat e bardha në momentin që ky po kalonte.
Nuk ka mjaftuar kjo por drejtuesja e mjetit ka zbritur nga makina dhe siç duket në videon e publikuar nga 'JOQ' ajo e shtyn kalimtarin dhe i vë duart në fyt.
Në video duket momenti kur kalimtari tenton të sqarohet duke i thënë se ka qenë duke i shtypur këmbën dhe se ai ndodhet në vijat e bardha dhe ajo është gabim.
Ajo ka vazhduar më tej duke e shtyrë.
Video është regjistruar nga kalimtarë të rastit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.
Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip "Benz", ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
View this post on Instagram
