Sqaron KQZ: Formulari i vetëdeklarimit të Ori Nebiajt nuk është depozituar te ne, s’ka as firmë

KQZ ka reaguar lidhur me qarkullimin në medie të një formulari vetëdeklarimi të moderatores Ori Nebaj për mandatin e deputetes.

KQZ bën me dije se formulari nuk është depozituar ende në KQZ dhe se formulari i publikuar në medie nuk ka dalë nga KQZ dhe as depozituar atje.

“Duke marrë shkas nga pyetjet e shume prej jush në lidhje me formularin e vetëdeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk është depozituar ende në KQZ. Formulari i publikuar ne media është pa firme as te zj. Nebiaj, çka do të thotë nuk është formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do t’ju ve ne dijeni si gjithmonë.” - sqaron KQZ.  

Ori Nebiaj pritet të marrë mandatin pas dorëheqjes së Grida Dumes la PD-në dhe shkoi si moderatore në Top Channel.