KPA lë në fuqi shkarkimin e Hajrie Muçmatës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 15 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, e cila u largua nga detyra tre vite më parë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti dhe një lokali, ku për këtë të fundit u konstatua edhe deklarim i rremë i burimit të krijimit.

Muçamata nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, por ajo u përfaqësua nga avokatja Irena Reso.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.