Kanabis drejt Greqisë, prangosen dy persona me 5 kg në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 11:31
Dy persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pas informacioneve se ato po transportonin 5 kg kanabis drejt Greqisë.
Me finalizimin operacionint policor të koduar "Bags", u arrestuan shtetasit: P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë.
"Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako," njoftoi policia.
Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë Sarandë dhe Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
