Goxhaj: Protesta ishte e për konfirmimin e Berishës e Metës, regjisor ishte Alfred Lela i Sorosit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Altin Goxhaj u shpreh se kjo ishte protestë e Berishës dhe Metës, si lidership për të konfirmuar pozitën e tyre.

Sipas tij, në një protestë ku ishte regjizor Alfred Lela, nuk kishte pritshmëri dhe shtoi se armiku janë Veliaj, Rama dhe Sorosi.

Goxhaj: Kjo ishte protestë e Berishës dhe Metës, si lidership për të konfirmuar pozitën e tyre se e kanë popullin pas për t’i dhënë drejtim gjërave. Ishte me regji si një spektakël dhe flitej me radhë. A mjafton Sali Berisha? Pikërisht se çfarë bën Berisha është përgjegjësia e kryetar, por është përgjegjësia e tij edhe çfarë bëjnë kandidatët.

Për mua beteja është në Tiranë. Mendoj ku një është regjizor Alfred Lela, mendoj se ka rënë gjithçka dhe nuk kisha pritshmëri. Unë i dhash mesazhet për Sorosin si armik dhe pa ik Rama dhe Veliaj nuk shpëton Shqipëria. Gjithë kjo revoltë nuk mund të ishte në duart të Lelës së Sorosit.